Lajme
Kurti fyen nxënësit kosovarë, i quan analfabetë
Demokracia
12:47 | 03 Shtator 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  sot i ka fyer shumë nxënës të Kosovës.

Inati që e ka me mësimdhënësit  që po grevojnë dhe kërkon përmirësim të kushteve ai e shfryu edhe tek nxënësit.

Kurti  ka thënë se është e papërgjegjshme që të bëhet vetëm thirrje për rritje pagash, në kohën kur shumica e fëmijëve dalin analfabetë funksionalë.

“Në një Kosovë, kur testet e PISA-s po na nxjerrin ¾ e fëmijëve analfabetë funksionalë ta shantazhosh Qeverinë, kërcënosh Qeverinë me rrënim të shtetit është papërgjegjësi absolute. Ne nuk shantazhohemi. Nga greva janë të gjithë humbës. Të krijosh ditë pa mësim për fëmijët është papërgjegjësi. Duke nxjerrë analfabetë e duke menduar veç për paga po na shtohen listat sociale. Ose asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani” ka thënë ai.

Të ngjashme