Lajme
Kurti flet për takimin për “Zajednicën” nga ambasada e SHBA-së: Kabineti im është atje
Demokracia
10:37 | 31 Janar 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dashur të komentojë takimin e thirrur nga Ambasada amerikane në Kosovë, ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kurti tha se në atë takim është kabineti i tij qeverisës, ndërsa nuk ka dhënë detaje nëse ka qenë i ftuar edhe vet ai.

“Takimi ka filluar atje dhe kabineti im është atje” , tha shkurt Kurti.

Të ftuar në këtë takim janë të gjithë përfaqësuesit e institucioneve kryesore të shtetit. Gjithashtu, në këtë takim të pranishëm do të jenë edhe anëtarë nga shoqëria civile.

Të ngjashme