S’ke se t’ia nxjerrësh domethëniet në fjalët që shkruan të pretenduarit filozof të Lëvizjes Vetëvendosje, megjithatë duhet pasur durim dhe vullnet të mirë për t’ia llogaritur përpjekjet.
Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit, ka shpenzuar shumë germa për të provuar të projektojë kuptim për konferencën e propozuar ndërkombëtare të stilit si Dejtoni ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Por, Feraj, siç ndodh rëndom, bëhet krejtësisht i pakuptimtë. Për një shkrim të tillë, ia lëmë lexuesit ta marrë vesh, aq sa një gjë e tillë është brenda të të pasurit sado pak kuptim.