Lajme
Kurti: Është e vështirë të procedoj me Asociacionin kur Serbia s’po e nënshkruan dhe s’po e respekton marrëveshjen
Demokracia
18:01 | 12 Shkurt 2024

Share:

Kryeministri Albin Kurti tha se e ka të vështirë të procedojë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe kur Serbia nuk po pranon ta nënshkruajë marrëveshjen.

Kurti tha në një intervistë për mediumin amerikan, Bloomberg se Serbia e ka shkelut marrëveshjen e arritur para një viti dhe aneksin e zbatimit të dakorduar në Ohër në mars të vitit të kaluar.

“Kështu që për mua është shumë e vështirë të procedoj më tej kur ata nuk e nënshkruajnë marrëveshjen, nuk e respektojnë dhe në fund dërgojnë një letër ku thonë se nuk e respektojnë më”, tha ai.

Marrëveshja konsiderohet si ligjërisht obligative nga bashlësia ndërkombëtare, e cila e sheh si çështje urgjente themelimin e Asociacionit.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, tha para një jave se Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë draft-statutin e propozuar nga BE-ja dhe t’i hapë rrugë kështu dërgimit të tij në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne besojmë se kjo qeveri duhet ta miratojë, disi, draftin statutin e ofruar dhe ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese në një mënyrë që Gjykata pajtohet që i jep asaj juridiksion, kështu që Gjykata më pas mund të zbatojë rishikimin e kushtetutshmërisë së tij, që është një hap i rëndësishëm në këtë proces”, ka thënë Hovenier për RTV21.

Të ngjashme