Lajme
Kurti ende pa përgjigje për thirrjen e Osmanit
Demokracia
17:36 | 12 Maj 2025

Share:

Mediave u tha se po nisin “seri konsultimesh”, ndërsa partive politike “takim të përbashkët konsultativ”. Kështu e përmblodhi (njoftimin për) ftesën Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuar partive politike për të enjten në ora 13:00.

Përveç Vetëvendosjes, të tre partitë tjera politke kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

PDK dhe AAK konfirmuar pjesëmarrjen e tyre – po ashtu edhe nga LDK e konfirmuan. Nga Vetëvendosje dje Faton Peci e dha si kondicionale “varësisht nga përmbajtja e ftesës”.

Fare shkurt nga Presidenca e Kosovës, në letrat që ka parë Nacionale, Osmani u kërkon “takim të përbashkët konsultativ lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës”.

Nga Presidenca e Kosovës në njoftimin dërguar mediave, lihet të kuptohet se Osmai planifikon më shumë se një takim të përbashkët: thanë “seri konsultimesh”.

“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, tha Bekim Kupina, këshilltar i Osmanit.

Ndërkaq partive, u kërkoi, në njëjës, “takim të përbashkët konsultativ”. Kaq thuhet në letrat që ajo u ka nisur partive politike; ndërsa presin ende konfirmim nga ta.

Nesër ‘përpjekja’ e 15’të, angazhohet edhe QUINT-i

Ngërçi i madh në vend ka bërë që ambasadorët e QUINT-it t’i shkojnë deputetit Albin Kurti në Zyrën e Kryeministrit.

Nga ç’kupton Nacionale natyra e takimit kishte të bënte me brengat e diplomatëve ndaj situatës politike në vend.

Tashmë katërmbëdhjetë seanca konstitutive kanë dështuar me Vetëvendosjen e cila s’ka shumicë të thjeshtë parlamentare ose marrëveshje politike për të kaluar përzgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ambasadorët i kanë ngrerë shqetësimet për vonesat në formimin e institucioneve funksionale”, ka thënë një burim për Nacionalen pas përfndimit të takimit të Kurtit me ambasadorët.

Nesër vazhdon tentimi i pesëmbëdhjetë – pa ndryshuar asgjë – për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si Kryetare e Kuvendit të Kosovës, kandidaturë për të cilën ajo nuk i ka votat.

Partitë politike ish-opozitare kanë kërkuar ndërrimin e saj si kandidaturë në një kandidat tjetër më përbashkues.

Tashmë Vetëvendosja ka ndërruar parametrat e lojës – arbitrarisht – duke e kthyer në votim të fshehtë: metodë kjo e cila po ashtu nuk po i kalon.

Vetëm 54 vota po arrijnë të mblidhen për Albulena Haxhiun, nominim ky i cili nuk gëzon mbështetje të deputetëve të zgjedhur.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot veçse e ka kontestuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e votmit të fshehtë.

Kryesuesi i seancës konstitutive, thjesht për nga virtyti i moshës, Avni Dehari, ka tejkaluar kompetencat dhe skenarin zyrtar të seancës konstitutive duke mos e hedhur ë votim të hapur pas ndërrimi arbitrat në propozim për votim komisioni për votim të fshehtë.

Albin Kurt në anën tjetër ka betonizuar qëndrimin se Albulena Haxhiu, anipse nuk i ka votat, nuk do të ndërrohet si emër.

Takimi i së enjtes, Osmani po planifikon t’i bëjë bashkë Kurtin, Krasniqin, Abdixhikun e Haradinajn

 

Të ngjashme