Lajme
Kurti ende nervoz me Borrellin: Liderët thirren për marrëveshje finale, unë s’jam polic
Demokracia
10:54 | 23 Nëntor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka raportuar për takimin e fundit që e pati të hënën në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksnadar Vuçiq. Ai tha se qëllimi i vetëm i këtyre takimeve duhet të jetë marrëveshja finale, ndërsa përsëriti se kryediplomati europian, Josep Borrell “hoqi dorë” nga propozimi paraprak i BE-së.

“Liderët shtetërorë thirren për ta bërë marrëveshjen e madhe e finale”, tha Kurti.

“Po e ripërsëris, unë nuk jam as polic, as komandant stacioni, as shef kadastri, as zyrtar dogane që të merrem me gjithëfarë çështjesh teknike të cilat dalin përgjatë bisedimeve. Ne jemi shtet me institucione dhe organe përkatëse të cilat kanë shumë njerëz të zotë”, vazhdoi ai.

Kurti tha se ka bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje atë ditë, ndërsa theksoi se ishte i fundit që e lëshoi objektin e BE-së.

Të ngjashme