Lajme
Kurti emëron Ardita Sinanin, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
Demokracia
19:31 | 19 Shtator 2022

Share:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Ardita Sinanin, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj Sinani.

Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës.​

Të ngjashme