Lajme
Kurti: Ekipin për hartimin e statutit të Asociacionit e ka caktuar Goran Rakiq – janë 4 serbë dhe shefi i OSBE-së
Demokracia
20:45 | 29 Mars 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për herë të parë në një intervistë për Radiotelevizionin Dukagjini, ka treguar se kush është ekipi që do ta shkruajë statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që do të vetëmenaxhojë me serbët e Kosovës.

“Është e vërtetë që duhet të dihet mirë statusi i ekipit menaxhues para se ata të draftojnë statute për vetëmenaxhim. Këtë ekip e përbëjnë gjashtë veta, të cilët janë emëruar në shtatorin të vitit 2020 dhe vendimin për këtë e ka bërë Goran Rakiq. Këta janë dy serbë nga veriu, dy nga jugu, shefi i OSBE-së dhe ministri i Administrimit të Pushteti Lokal. Ky ekip menaxhues do të duhej ta draftojë statusin e Asociacionit”, deklaroi Kurti në Dukagjin.

Kurti megjithatë ka shtuar se këtë çështje “qeveri do ta shqyrtojmë ditëve në vijim”.

“A do ketë Asociacioni vetëmenaxhues kryetar dhe trupë tjetër udhëheqëse?”, u pyet Kurti, por nuk pranoi të flas.

Ai devijojë bisedën duke treguar se cili është dallimi mes vetëmenaxhimit, vetëqeverisjes dhe vetëadministrimit.

 

Të ngjashme