Lajme
Kurti edhe sot ia thur ca lavde marrëveshjes me Serbinë: Vazhdojmë punën për një të ardhme më të qëndrueshme
Demokracia
10:45 | 22 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur sërish për marrëveshjen e arritur dje për Energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai në mbledhjen e Qeverisë, i ka thurur lavde kësaj marrëveshjeje, ndonëse në të kaluarën e kundërshtonte fuqishëm.

Kurti sot tha se kjo marrëveshje siguron trajtim të barabartë të qytetarëve sa i përket konsumit të rrymës dhe pagesës së saj.

“Trajtimin e barabartë të qytetarëve në raport me konsumin do ta mundësojë zbatimi i udhërrëfyesit të dakorduar dje. Ne do të vazhdojmë punën për një të ardhme më të qëndrueshme e më të ndritshme. Udhërrëfyesi i dakorduar do ta mundësojë këtë. Bashkimi Evropian do ta mbikëqyrë zbatimin e këtij dakordimi. Kemi trashëguar shumë gjëra që nuk kemi dashur. Po bëjmë më të mirën me atë çfarë kemi trashëguar. Ky sektor është prioritar për Qeverinë e Kosovës pasi prek në çdo aspekt jetën e qytetarëve tanë”, ka thënë Kurti.

 

Të ngjashme