Lajme
Kurti edhe si kryeministër i ardhshëm, kundërshton pakon e Ahtisaarit
Demokracia
18:24 | 22 Mars 2021

Share:

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës planin për qeverisjen e tij.

Kurti mes tjerash në fjalimin e tij edhe një herë ka kundërshtuar planin e Ahtisaarit, duke e konsideruar si çmim për shpalljen e pavarësisë, raporton Demokracia.com.

“Derisa punojmë në reforma, do të reforomojmë qasjen tonë jashtë vendit. Kompromiset që janë kërkuar e që kanë qenë të dëmshme janë bërë me pakon e Ahtisaarit, si çmim për shpalljen e pavarësisë”, ka thënë ai.

Kurti ka bërë të ditur se nuk do të ketë kompromise nga Kosova në tavolinën e dialogut.

Fjalimin e plotë të transmetuar nga Demokracia.com mund ta lexoni duke klikuar në linkun më poshtë.

Gjithçka çfarë tha Albin Kurti në fjalimin e tij para Kuvendit të Kosovës

Të ngjashme