Lajme
Kurti e Zaev pa maska, thyejnë rregullat antiCOVID
Demokracia
11:01 | 16 Shtator 2021

Share:

Pas intonimit te himneve të të dyja shteteve, dhe pas parakalimit para gardës kombëtare të Maqedonisë së Veriut, kryeministri Zoran Zaev dhe homologu i tij nga Kosova, Albin Kurti, kanë përshëndetur ministrat e tyre.

Përshëndetjen, ashtu siç e bënë edhe ministrat në fillim, e bënë edhe këta, pa respektuar masat antiCOVID, duke shtrënguar duart. Por tek të dy kryeministrat, u vërejt edhe mosmbajtja e maskës, edhe kjo një nga masat kryesore antiCOVID, shkruan Alsat.

Përveç këtyre masave në këtë ceremoni u vërejt se nuk është respektuar as distanca sociale.

Pas pak, fillon mbledhja e të dy qeverive, ku pritet për nënshkrim të marrëveshjeve për bashkëpunim mes të dyja vendeve.

 

Të ngjashme