Lajme
Kurti e Vitia dalin sot t’i presin vaksinat në Aeroportin e Prishtinës
Demokracia
10:06 | 28 Mars 2021

Share:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19. Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.

Ceremonia e pranimit të vaksinave mbahet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, (para terminalit VIP), me fillim nga ora 20:15.

Agjenda e ceremonisë:

-20:15 – Fillimi i ceremonisë

-20:20 – Fjalimet :Kryeministri, Ministri i Shëndetësisë, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, ambasadorët e QUINT-it, përfaqësuesi i UNKT-së (United Nations Kosovo Team).

Kosova është vendi i vetëm në Europë, që nuk ka arritur të sigurojë vaksinat deri sot kur pritet të merret kontigjenti i parë nga programi COVAX.

Deri më sot në Kosovës janë regjistruar 87 mijë e 67 raste pozitive nga 410 mijë e 169 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 830 raste të vdekjes./Demokracia.com/

Të ngjashme