Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Arbër Vokrri zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Arbër Vokrri është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. Ai në disa raste ka shprehur pakënaqësitë me partinë në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.
Së fundi, Vokrri ishte përfolur si kandidat për kryetar të degës së VV-së në Prishtinë, mirëpo në momentin e fundit ishte tërhequr.
Ai në sqarimin për tërheqje kishte thënë se nuk dëshiron përçarjen e degës dhe partisë dhe tërhiqet për ta lejuar Arben Vitinë që më pas të zgjedhet kryetar i degës pa kundërkandidat. /Demokracia.com/