Ka nisur sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive.
Kryeministri Albin Kurti e priti kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa pasi parakaluan në tapetin e kuq dhe përreth ministrave, hynë në hotelin ku tani po mbahet mbledhja.
Mbledhjen mund ta shikoni drejtpërdrejt këtu.
Pas mbledhjes është planifikuar një konferencë për shqyp e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut të tij shqiptar, Edi Rama.
Marrëdhëniet e ftohta të liderëve nuk i përjashtojnë marrëveshjet e ndryshme që nënshkruhen çdoherë kur organizohen mbledhje të përbashkëta. Të tilla do të ketë edhe sot
Mbledhja e fundit e tillë ishte mbajtur në fund të nëntorit të vitit të kaluar në Elbasan. Aty ishin nënshkruar 13 marrëveshje.