Lajme
Kurti e prezantoi i pari, Osmani thotë se SHBA-ja s’ka kërkuar marrëveshje finale pa njohje reciproke me Serbinë
Demokracia
12:22 | 23 Tetor 2022

Share:

Presidentja Vjosa Osmani thotë se SHBA-ja s’ka kërkuar kurrë që Kosova të heq dorë nga kërkesa për njohje reciproke me Serbinë.

Osmani tha se presidenti amerikan, Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken kanë kërkuar me shkrim që njohja reciproke të jetë në qendër të dialogut, raporton Gazeta Express.

“Sa i përket marrëveshjes finale, Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk kanë kërkuar nga Republika e Kosovës një marrëveshje finale pa njohje reciproke. Po ashtu më lejoni ta potencoj një gjë që është konfirmuar edhe nga partnerët tanë strategjikë më shumë se një herë: njohja reciproke është e vetmja zgjidhje e cila sjell paqen dhe stabilitet afatgjat në rajonin tonë”, tha Osmani.

“Janë tjetër gjë propozimet për marrëveshje specifike që diskutohen në Bruksel”, shtoi presidentja.

Osmani ka përsëritur se “nuk ka pasur kërkesë asnjëherë që Kosova të heq dorë nga kërkesa për njohje reciproke”.

Presidentja Osmani tha se njohja reciproke “është domosdoshmëri”.

LEXO EDHE: 

‘Mosnjohja’ nga Serbia | Albin Kurti e kishte prezantuar i pari idenë e marrëveshjes pa njohjen e Kosovës

Të ngjashme