Lajme
Kurti e pranon publikisht dorëzimin, thotë se Zajednica është në pikën e dhjetë të marrëveshjes
Demokracia
21:23 | 27 Shkurt 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ishte i gatshëm të nënshkruante për dakordimin e sotëm në Bruksel, por pala serbe ka refuzuar.

Në adresimin për media pas takimit në Bruksel, Kurti e ka konsideruar si dëm faktin që të hënën nuk është nënshkruar asgjë lidhur me atë që janë pajtuar.

Për Asociacionin është neni dhjetë fjalia e fundit e nenit të fundit. Për këtë jam përgjigjur. Është koha të mos jap unë interpretime dominuese pikërisht në momentin kur teksti mund të lexohet nga gjithë. Është marrëveshje që plotësisht vendos barazi të palëve, është marrëveshje e simetrisë e fqinjësisë së mirë e edhe bashkëpunimit në të ardhmen, në mënyrë demokratike e evropiane gjithmonë. Nuk kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme të nënshkruaj. Kam shprehur gatishmëri e interesimin tim të nënshkruaj këtë tekst. Nuk do të ishte teksti i parë që do të nënshkruhej nga kryeministri i Kosovës e kreu i Serbisë. Në Berlin kemi nënshkruar tri marrëveshje e katër kryeministra të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se është dëm që nuk është nënshkruar sot e u pajtuam. Duhej të rezultonte dakordimi me nënshkrim, ishte pala serbe që se bëri ndonëse u pajtua”, ka thënë ai.

Kurti më tej ka falënderuar zyrtarët evropianë Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak për punën që kanë bërë deri tani, duke thënë se beson që tashmë gjenden në një rrugë njëkahore të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Falënderoj të dy për punën që kanë bërë deri tash, besoj se jemi në një rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Për fqinjësi evropiane. Preambula ka 5 fjali e 10 nene. Është mirë sa më shumë qytetarët ta lexojnë vetë, por edhe profesionistët e dokumenteve të ndryshme të marrëdhënieve ndërkombëtare e të aspekteve legale juridike, që të bëhet edhe ndonjë diskutim demokratik publik për këtë gjë. Plani i zbatimit do të jetë plan se si të përkthehen në terren në realitetet e dy shteteve dakordimi i arritur sipas propozimit evropian, i iniciuar më herët nga Franca e Gjermania, që iu bashkëngjitën emisarit të BE-së qysh më 9 shtator kur u bë propozimi. Janë gjithaq gjërat që duhet zbatohen”, është shprehur Kurti.

 

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024