Këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka thënë se iu është bërë presion që ta pranojnë marrëveshjen e Ohrit, të cilën vetë kryeministri e pranoi.
Ai ka drejtuar pyetje në adresë të Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse ka ende një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Zulfaj këtë pyetje e ka bërë duke renditur disa zhvillime kronologjike, që nga propozimi i marrëveshjes nga BE-ja, që në fillim quhej edhe propozim franko-gjerman.
Këshilltari i Kurtit thotë se pasi Kosova e pranoi, kërkoi që të nënshkruhet marrëveshja, gjë që Serbia nuk e ka bërë.
Pastaj thotë se Serbia kufizoi implementimin, duke shkelur paragrafët 2,3 dhe 4 të marrëveshjes.
Tutje, Zulfaj thotë se nuk u dënua fare Serbia dhe nuk është marrë asnjë masë ndaj shtetit serb.
“A kemi ende një marrëveshje, BE, Gjermani, Francë dhe SHBA?”, pyet Zulfaj.
Ndërkohë, Kurti ishte thënë se Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve me Serbinë duhet të zbatohet sa më shpejt.
Këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia e arritën në Bruksel në fund të shkurtit dhe më pas në mars u pajtuan edhe për aneksin e zbatimit të saj.
“Marrëveshja e 27 shkurtit, që është propozim i BE-së me iniciativën e Francës dhe Gjermanisë, dhe më pas aneksi implementues që u bë pjesë integrale nga takimi i Ohrit i 18 marsit, duhet të zbatohen në plotni dhe sa më parë. Pra, teksti është i qartë, ai do zbatim. Është për të ardhur keq që pala tjetër ka thënë që do të bëjë zbatim të pjesshëm, që është një mënyrë tjetër për të thënë që nuk do të bëjë zbatim”, tha Kurti për gazetarët në Prishtinë më 25 prill. /Demokracia.com/
1.🇪🇺brought us a 🇩🇪🇫🇷 Proposal & pressured🇽🇰 to accept it.
2.We accepted & asked to sign. Serbia refused.
3.Serbia says limited implementation & violates article 2,3,4 of the agreement.
No condemnation & not a single measure against Serbia.Do we even have an Agreement🇪🇺🇩🇪🇫🇷🇺🇸? pic.twitter.com/mwSweuilTi
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) June 15, 2023