Lajme
Kurti e pranoi pa bërë zë Bërnabiqin në Kosovë, sa ishte në opozitë thoshte se vizita të tilla ishin kundër pavarësisë
Demokracia
16:01 | 03 Shtator 2022

Share:

Lëvizja Vetëvendosje, parti që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti, ka qenë më e zëshmja kundër vizitave të zyrtarëve të Serbisë në shtetin e Kosovës sa ishte në opozitë.

Me ardhjen në pushtet, Albin Kurti po i pranon me lehtësi kërkesat e zyrtarëve të Serbisë për ta vizituar Kosovën. Madje, Qeveria e tij e pranoi edhe një politikane që është ‘non-grata” në Kosovë.

Kurti sot foli për vizitën e së hënës së kryeministres serbe Ana Bërnabiq në Kosovë, sikur kjo të ishte gjëja më e zakonshme, shkruan Demokracia.com.

Kjo vizitë që për Albin Kurtin duket shumë e zakonshme dikur kur partitë e tjera ishin në pushtet, për Lëvizjen Vetëvendosje nuk ishte e pranueshme.

LVV akuzonte pushtet e dikurshme se nuk po punonin për të mirën e vendit.

Në vitin 2018m sa ishte në opozitë, LVV-ja kishte organizuar edhe protesta duke kundërshtuar ashpër vizitën e atëhershme të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Partia e Kurtit në atë kohë thoshte se leja për Vuçiqin ia rrit Serbisë pretendimet.

Në këtë reagim, Vetëvendosje kishte kritikuar ashpër qeverinë e asaj kohe që i kishin dhënë leje presidentit të Serbisë për të hyrë në Kosovë, ku siç shkruante atëherë LVV-ja, Kosova është e gatshme të bëjë kompromis dhe të lëshojë pe me Serbinë.

“Kjo leje është e paligjshme, jo legjitime e dëmshme për të tashmen dhe e rrezikshme për të ardhmen”.

Kjo është komunikata e plotë e LVV-së në vitin 2018:

Institucionet e Kosovës asnjëherë nuk kanë treguar seriozitet sa herë që udhëheqësit serbë paralajmërojnë vizita në Kosovë. Që prej dhënies së lejes për presidentin serb Aleksandar Vuçiq, pushteti në Kosovë po tregon se është i gatshëm të lëshojë pe dhe të bëjë kompromise me Serbinë që i paguan shteti e populli ynë.

Kjo leje është e paligjshme, është jolegjitime, e dëmshme për të tashmen dhe e rrezikshme për të ardhmen. Vizita e presidentit të Serbisë në Kosovë, qëndrimet dhe veprimet e tij, janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe Republikës sonë. Ato janë shkelje e integritetit territorial dhe institucional të vendit tonë. Por, në të njëjtën kohë, janë edhe kurorëzim i Zajednicës Thaçi-Vuçiq. Aq shumë e ka relativizuar, deri në kontestim, shtetësinë e vendit tonë presidenti aktual Thaçi, saqë e ka krijuar një terren të jashtëzakonshëm për Serbinë këtu. Andaj, sot Vuçiqi mund ta vizitojë Ujmanin, mund ta kujtojë madje në fjalën e tij edhe Millosheviqin, ta përmendë Serbinë e Madhe dhe të zotohet se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Krejt kjo, falë pushtetit që ia hap udhën përmes negociatave pa kushte, pa parime dhe pa mandat. Hashim Thaçi e ka bërë të pranueshëm mospranimin e Kosovës andaj sot bëhen me lehtësi deklarata kundër nesh.

Kësisoj, HashimThaçit nuk i duhen prova të reja se duke shpërfillur Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk ka fituar asgjë, pos shfaqjen e pretendimeve të Serbisë ndaj Kosovës. Kosova ka nevojë për udhëheqës të tjerë, të dinjitetshëm, që ia mbrojnë integritetin dhe ruajnë dinjitetin./Demokracia.com/

 

LEXO EDHE:

Vizita e kryeministres serbe në Kosovë, Kurti thotë se Bërnabiq po vjen pasi e pa se dy ministra të tij do ta vizitojnë Luginën

Të ngjashme