Lajme
Kurti e Osmani ia kërkojnë njohjen shtetit që para dy ditësh tha se s’ndryshon qëndrim për Kosovën
Demokracia
18:32 | 18 Shkurt 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga shefja e shtetit, Vjosa Osmani dhe zëvendësja e tij Donika Gërvalla, kanë takuar kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih. Ky takim vjen pak ditë pasi Mitsotakis është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Dy krerët e shtetit Osmani e Kurti ia kanë kërkuar kryeministrit grek njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Greqia është një faktor i rëndësishëm për rajonin tonë, NATO-n dhe BE-në. Bashkë me presidenten Vjosa Osmani, ministren e Jashtme, Donika Gërvalla u takova me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Ne ndajmë vlera, qëllime dhe interesa ekonomike të përbashkëta dhe rikonfirmova nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri Mitsotakis dy ditë më parë zhvilloi një takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Beograd, nga ku përsëriti se Greqia nuk do ta ndryshojë qëndrimin sa i përket njohjes së Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme