Lajme
Kurti e liroi nga detyra, Çavdarbasha thotë se dha dorëheqje
Demokracia
12:40 | 01 Prill 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që ta lirojë nga detyra e zëvendësministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbashën.

Demokracia.com ka siguruar vendimin për lirim nga detyra të Çavdarbashës, i cili është marrë dje, mirëpo aty nuk përmenden arsyet.

Pas publikimit të këtij vendimi, ka ardhur edhe reagimi i ish-zëvendësministres.

Çavdarbasha në një postimi në rrjetin social “Faceboook”, ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga posti i saj.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq e mikesha,

Ju njoftoj se nga dje 31.03.2023, nuk do të jem më pjesë e Kabinetit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në pozitën e zëvëndësministres.

Ditën e enjte, kam dhënë dorëheqje dhe për këtë e kam njoftuar Kryeministrin Kurti.

Dorëheqja është bërë për arsye të vazhdimit të karrieres sime profesionale.

Dua të falënderoj secilin prej jush për bashkëpunimin gjatë këtyre dy viteve.

Me respekt,
Linda Çavdarbasha.

LEXO EDHE:

DOKUMENT | Lirohet nga detyra zëvendësministrja e Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024