Lajme
Kurti e Limaj në “bashkëqeverisje” – A mund të provohet shteti?
Demokracia
22:19 | 20 Prill 2025

Share:

Propozimin për kryeparlamentaren, nuk ia votoi.

Por, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bashkëpunimin me LVV-në, nuk po e hedh poshtë.

Madje për këtë, duket se punë prishi edhe me partnerin e koalicionit parazgjedhor, Ramush Haradinajn.

Por, situatë krejt tjetër ishte në shkurtin e vitit 2020, kur i pari i VV-së, Albin Kurti u mandatua për herë të parë për kryeministër.

Në foltoren e Kuvendit, Limaj ia numëroi të bëmat e Kurtit opozitar.

“Sot Kosova e ka një mandatar që bëhet kryeministër i cili për 20 vite se ka njohur shtetin e Kosovës. Nuk iu ka ngritur flamurit të Kosovës, as himnit, e ka përbuzur shtetin e Kosovës. Sot ky shtet ia ka ofruar këtij njëri për ta drejtuar shtetin e Kosovës, kjo është kulturë demokratike”, kishte thënë Limaj.

Madje Limaj shtoi se më përralla e romane, nuk kryhen punët e shtetit.

“Ju keni qenë kundër Rambujes, si rezultat i së cilës Kosova e fitoi lirinë. Ju keni qenë kundër Pakos së Ahtisarit, u derdh gjak kundër Pakos së Ahtisarit. Si rezultat i kësaj pako, Kosova është shtet..2:41:13  -Ky njeri ka nevojë me mësuar si funksionin shteti. Ky mendon me përralla e romane e ndonjë film, por kështu nuk kryhen punët”, kishte thënë Limaj.

Në seancën pasuese kërkoi nga Kurti tashmë kryeministër, të del nga petku i opozitarit.

“Krejt bota po merren me dialogun, e ne thojmë nuk është prioriteti ynë i parë.  E këtu flet si opozitë: Hashimi nuk bën me udhëheq dialogun, unë jam. Po çu burrë çka po pret, çu merre detyrën!, ishin fjalët e Limajt ndaj Kurtit.

Ish-komandant Çelikut,  Kurti iu përgjigj se me veprimet si shef i ekzekutivit, po e vë në siklet Serbinë.

“Deri tash është pritur se çfarë po bën Serbia. Ka thënë se nuk vi në dialog pa e hequr tarifën. Tash ne me një plan konkret dalim në ofanzivë. Prandaj ka siklet atje, shumë komode ka qenë Serbia deri tash, tash është në siklet më shumë se përpara”, ishte shprehu Limaj.

Me kalimin e viteve, gjuha e Limajt drejt Kurtit u ashpërsua.

“Kur je qyqan, qyqan kur je ikë, rren, flet çka ki qejf me dëgjua. Opinioni i brendshëm ta pranon, por bota e jashtme jo. Prej atë ditë kur tha ti je naiv sekretarit të shtetit, ky mendon se ne e kemi harru. Nuk funksionon bota perëndimore kështu o djem, ata për një fjalë dhezin luftë. Deklarata e një zyrtari atje është ligj”, ishte një nga akuzat e Limajt.

Njëjtë edhe e kryeministrit Kurti.

Ky i fundit pas përfundimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, iu drejtua opozitarëve në këtë mënyrë.

 

Të ngjashme
Lajme • 21 Prill 2025