Lajme
“Kurti e ka shtëpinë në flakë”, Hovenier kritika të ashpra për kryeministrin, këto janë dy kërkesat për të
Demokracia
17:01 | 30 Maj 2023

Share:

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, u ka thënë përfaqësuesve të disa medieve kosovare, se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “duhet ta kuptojë se e ka shtëpinë në flakë”.

Kjo derisa, “SHBA-ja është e brengosur se ai ka marrë hapa të pakoordinuar, dhe pasojat do të jenë të menjëhershme”, duke përfshirë edhe “moslobimin te shtetet monjohëse”.

Sipas tij, kjo është bërë e qartë me reagimin e ashpër nga niveli më i lartë, ai i Sekretarit Anthony Blinken.

Hovenier bëri të ditur se cilat janë dy kërkesat që Kurti duhet realizuar urgjentisht.

“E para, tërheqja e policisë nga ndërtesat komunale, dhe e dyta, që kryetarët e rinj të mos I ushtrojnë funksionet në ndërtesat komunale, meqë nuk kanë marrë më shumë se 3-4 përqind të votave”, tha ai.

Sipas tij, SHBA e kanë bërë “të qartë se nuk mbështesin më projektet e përbashkëta dhe anulohet edhe edicioni I radhës të Defender Europe”. Kjo, derisa “nuk do të ketë vizita të nivelit të lartë të Kosovës në SHBA”.

LEXONI EDHE:

ShBA konfirmon raportimin e Demokracia.com, Hovenier: Anulimi i pjesëmarrjes në Defender 23, pasoja e parë për Kosovën

Të ngjashme