Lajme
Kurti e çon në Këshill të Sigurimit “kukamën” e Serbisë se në Kosovë po ndodhë “spastrimi etnik”
Demokracia
12:20 | 08 Shkurt 2024

Share:

Mosdëgjueshmëria ndaj kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, nga ana e kryeministrit Albin Kurti për shtyerjen e zbatimit të vendimit të BQK për ndalimin e dinarit serb, ka bërë që kjo çështje të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në këtë mënyrë Kurti, i hapi rrugë përhapjes së pretendimeve dhe propagandës serbe se po “shtypen serbët” dhe po synohet “spastrim etnik”, do të marrin zë sonte nue këtë mbledhje, shkruan Demokracia.com.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot pritet të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për Kosovën, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kurti.

Kjo seancë pritet të nisë në ora 21:00 sipas kohës tonë lokale dhe kërkesa për mbajtjen e saj u parashtrua nga Serbia.

Në kërkesë, Serbia e cilëson vendimin e Kosovës për ndalimin e qarkullimit të dinarëve si të paligjshëm, me vlerësimin se është “vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve”, dhe se qëllimi është “spastrimi etnik dhe zhdukja e popullsia serbe”, raportojnë mediat serbe.

Një seancë e tillë e mbushur me propagandën serbe, mund ta dëmtojë imazhin e Kosovës, një vendi që është shembull i respektimit të të drejtave të komuniteteve.

“Tash e tutje, zotohemi…” | Qeveri joserioze, si e pranoi Kurti se dështuan me qasjen për “Dinarin” serb dhe si duhet Kosova t’i shmanget propagandave të Serbisë?

LEXO EDHE:

Kurti ringjallë UNMIK-un | Misioni i OKB-së kërkon që çështja e dinarit të diskutohet në Bruksel

Të ngjashme