Lajme
Kurti e Bërnabiq buzagaz afër njëri-tjetrit, Mirena rikthen në vëmendje foton e famshme
Demokracia
17:26 | 05 Shtator 2022

Share:

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq po qëndron në veri të Republikës të Kosovës.

Analisti Ilir Mirena pas ardhjes së saj në Kosovë ka rikthyer në vëmendje foton e shumë diskutueshme ku shihen Kurti e Bërnabiq buzagaz afër njëri-tjetrit.

Ndërsa ka shkruar “Kus kaa ardh, kus kaa aardh n’Kosovee”.

Kurti nuk vizitoi kurrë Luginën si kryeministër dhe nuk ia ndau 2 milionët e premtuar

Ndryshe Bërnabiq nga veriu përsëriti pretendimet serbe se është Kosova ajo që duhet të angazhohet më shumë në dialog, pasi sipas saj, Serbia mbetet e përkushtuar për një gjë të tillë.

“Nuk e di sa është e mundur, unë jam optimiste nga natyra, por ajo që është sigurisht më e rëndësishmja në këtë moment apo për një kohë të gjatë, siç e kam thënë, është komuniteti i komunave serbe. Themelimi i bashkësisë së komunave serbe është baza e marrëveshjes së Brukselit, të marrëveshjes së parë për normalizim dhe derisa të mos e kemi asociacionin e komunave serbe është e pamundur të diskutohet në marrëveshjen e dytë për normalizim” tha ajo.

Të ngjashme