Lajme
Kurti e ‘befason’ edhe Donika Gërvallën e cila para dy ditësh tha se “Zajednica” ka vdekur
Demokracia
11:05 | 26 Janar 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia shkurtoi jetëgjatësinë në dy ditë deklaratës politike të kryediplomates kosovare, Donika Gërvallës, për çështjen e themelimit të “Zajednicës”.

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, njoftoi se Kurti është pajtuar që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e dala nga Brukseli me Serbinë, përfshirë këtu edhe themelimin e “Zajednicës”, shkruan Demokracia.com.

Kjo e ringjalli “Zajdenicën” dy ditë përpara se ta shpallte të vdekur kryediplomatja Gërvalla.

Gërvalla në një intervistë për një medium estonez, ka thënë se Asociacioni ka vdekur, pasi që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se 23 nenet e kësaj marrëveshjeje nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Beogradi vërtet flet për Asociacionin, por ky propozim ka vdekur dhe nuk mund të ringjallet. Gjykata Kushtetuese vendosi që Asociacioni të mos ndodhte. Nuk është e mundur të gjesh një qeveri në një botë demokratike që është e gatshme të zbatojë diçka që shkel kushtetutën e saj”, deklaroi Gërvalla dy ditë më parë.

Madje, Gërvalla Asociacionin të cilin e kërkon Serbia, e quajti zgjidhje të shekullit 19-të. /Demokracia.com/

Të ngjashme