Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar në profilin e tij në Instagram fotografi së bashku me pretedenten për presidente Vjosa Osmani, për derisa ishin së bashku me familjet e tyre, në parkun “Gërmia”, në Prishtinë.
Kurti, ka shkruar në rrjetin social Instagram se duket që pranvera si mot ju vonua asaj politike, erdhi në muajin prill, përcjell Demokracia.com.
“Duket që pranvera si mot ju vonua asaj politike: erdhi në muajin prill. Bashkë me Andën e Duan, Vjosën e Prindonin, Lea, Rita dhe unë ia kaluam bukur në parkun Gërmia”, ka shkruar Kurti./Demokracia.com/
https://www.instagram.com/p/CNIRr2FlU2v/?utm_source=ig_embed