Lajme
Kurti duket në Kuvend me një buzëqeshje si nga darka e mbrëmshme me Vuçiqin
Demokracia
12:09 | 05 Maj 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvend, pas takimeve që pati dje në Berlin me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e emisarin Special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Në kohën kur Kurti arriti në kuvend, deputetët e opozitës ishin duke protestuar me shishe të qelqit duke krijuar zhurmë që të mos lejohen deputetët e pozitës të flasin.

Kurti në këtë kohë shihej i buzëqeshur teksa menjëherë u drejtua që t’i flas kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Të ngjashme