Lajme
Kurti do të dalë të sqarohet përpara deputetëve sot për Asociacionin, statusin e Kishës Ortodokse dhe tejkalimin e së kaluarës
Demokracia
11:44 | 02 Mars 2023

Share:

Mbi 80 deputetë kanë votuar pro prezencës së kryeministrit të Kosovës për debatin për çështjen e planit evropian në Kuvendin e Kosovës.

U.d. e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se kryeministri ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, pas kërkesës së opozitës që ai të raportojë përpara deputetëve lidhur me planin evropian, shkruan Demokracia.com.

E njëjta ka thënë se Kurti ka kohë nga ora 13:00-16:00, mirëpo opozita ka paralajmëruar për zgjatje të mëtejshme të debatit.

Të gjitha Grupet Parlamentare, përveç atij të pushtetit, kanë kërkuar me ngulm që Kurti të raportojë përpara deputetëve dhe qytetarëve.

Opozita i ka parë problematike disa nene të marrëveshjes evropiane, përfshirë këtu çështjen e Asociacionit, statusit të Kishës Ortodokse dhe tejkalimin e të harruarës.

Kryeministri Kurti në Bruksel tha se ai ishte i gatshëm ta nënshkruante marrëveshjen, mirëpo një gjë të tillë nuk pranoi pala serbe. /Demokracia.com/

Të ngjashme