Lajme
Kurti do ta “djegë” Osmanin| Presidentja pritet të merr vendim javën e ardhshme për shtyrjen e zgjedhjeve në veri
Demokracia
22:01 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Zgjedhjet në katër komunat e Kosovës, të banuara me shumicës serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – janë caktuar që të mbahen më 18 dhjetor.

Zgjedhjet u shpallën pas largimit të zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës në veri, për shkak të kundërshtimit të një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia.

Por, në ditët e fundit, veriu është përballur me incidente me armë zjarri dhe granata dore, teksa autoritetet zgjedhore po vazhdojnë përgatitjet për zgjedhje, shkruan Demokracia.com.

Më 6 dhjetor, zyrat e komisioneve komunale zgjedhore, u sulmuan “me mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore”, teksa policia po shoqëronte zyrtarët zgjedhorë në këto zyra në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok.

Pas kësaj situate, faktorët ndërkombëtarë po kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve për një datë tjetër, në mënyrë që të ulën tensionet.

I fundit që ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve ka qenë Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Ai i tha Zërit të Amerikës se zgjedhjet për kryetarë të komunave në veri të Kosovës, duhet të shtyhen dhe se për këtë çështje do të diskutojë me udhëheqësit e Kosovës gjatë vizitës së tij në Prishtinë javën që vjen.

Chollet tha se Shtetet e Bashkuara mendojnë se “nuk është koha e duhur për zgjedhje duke pasur parasysh ndjeshmërinë e momentit dhe kemi parë dhunë në 24 orët e fundit”.

Në anën tjetër, drejtuesit e institucioneve vendore ende nuk janë deklaruar zyrtarisht nëse do t’i shtyjnë apo jo zgjedhjet, megjithatë indikacione ka se ato do të shtyhen.

Demokracia.com mëson se kryeministrit Albin Kurti do të “djegë” edhe një herë presidenten Vjosa Osmani duke ia lënë asaj vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve.

Burimet e Demokracia.com thonë se shtyrja e zgjedhjeve do të bëhet nga Osmani, duke e kamufluar këtë vendim me raportet e KQZ-së dhe institucioneve të sigurisë se nuk ka kushte që ato të mbahen.

Vendimi, thonë këto burime, pritet të merret të hënën e ardhshme apo më së largu të martën. /Demokracia.com/

Të ngjashme