Lajme
“Kurti do që t’i diciplinojnë mediat online me projektligjin për KPM”, thotë Lutfi Haziri
Demokracia
22:57 | 07 Shkurt 2024

Share:

Rreth projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) i cili sot u votua nga Lëvizja Vetëvendosje në Komisionin Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka reaguar edhe Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili krejt këtë iniciativë e sheh të “Kurtit me shokë” me qëllimin “e disciplinimit të mediave online”.

Reagimi i Hazirit:

Mediat kanë të drejtë edhe kur s’kanë të drejtë

Deputetët që votojnë për projektligjin për KPM-në, nëpërmjet të cilit Kurti me shokë po tentojnë që mediat online t’i disiplinojë, do të mbahet mend gjatë për qëndrim të hapur kundër lirisë së shtypit e shprehjes. Kjo nuk është qeverisje demoratike, kjo është përpjekje e mjerueshme për instalim të diktatit. Kot e keni sepse mediat kanë të drejtë edhe kur s’kanë të drejtë. Krejt kjo në emër të lirisë së shtypit e të shprehjes!

Të ngjashme