Lajme
Kurti dhe Osmani nisen drejt SHBA-së në varrimin e Albright
Demokracia
08:04 | 26 Prill 2022

Share:

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani së bashku me kreun e ekzekutivit, Albin Kurti, sot do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeminsitri Albin Kurti, sot do të marrin rrugë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të jenë të pranishëm në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, raporton Demokracia.com.

Vizita e tyre është bërë me ftesë të familjes së ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare më 23 mars.

Përveç Osmanit e Kurtit, në ceremoninë e varrimit do të marrë pjesë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Osmani dhe Kurti këtë vizitë do ta shfrytëzojnë edhe për takime të tjera, mirëpo nuk dihet nëse do të kenë takime të nivelit të lartë me ndonjë zyrtar amerikan.

Për dallim nga Kurti, presidentja Osmani udhëtoi edhe më parë për në SHBA. Kurti vazhdimisht pati deklaruar se do të udhëtojë drejt Amerikës, anipse vetëm shkoi duke shtyrë muajt. Tashmë Kurti do të qëndrojë në SHBA, i ftuar të jetë pjesëmarrës në ceremoninë e organizuar në nderim të Albright. /Demokracia.com/

Të ngjashme