Lajme
Kurti dhe Nagavci mbajnë konferencë për media
Demokracia
09:25 | 17 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajnë konferencë për medie.

Kështu ka njoftuar zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për medie, në të cilën thuhet se konferenca do të mbahet në ora 13:00, përcjell Demokracia.com.

Për arsyen e konferencës, nga ZKM nuk kanë dhënë detaje. Ndërsa kujtojmë se Nagavci ka njoftuar ditë më parë se procesi mësimor do të shtyhet deri më 26 shtator.

Komunikata e plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mbajnë konferencë për media.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38
KOHA: 13:00 /Demokracia.com./

 

Të ngjashme