Lajme
Kurti dhe Mehaj do të takohen me autoritetet e larta të Shtetit të Iowa-s
Demokracia
10:50 | 12 Maj 2022

Share:

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj mbrëmë ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditëshe në SHBA.

Me këtë rast, ministri Mehaj, së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përveç tjerash, do të priten nga autoritetet më të larta shtetërore politike dhe ushtarake të Shtetit të Iowa-s.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, Republika e Kosovës dhe shteti i Iowa-s, kultivojnë partneritetin e ngushtë ndërshtetëror tashmë mbi një dekadë dhe vizita përkatëse është në funksion të forcimit të mëtejmë të këtij partneriteti.

Të ngjashme