Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka folur për takimin e sotëm me ambasadorët e QUINT-it i cili u mbajt oas tensioneve në veri që erdhën pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit për targat.
Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se këto veprime nuk janë provokim, por se po zbatohet masa reciproke, përcjell Demokracia.com.
Kryeministri tha se ose targat duhet të hiqen nga të dy palët, ose të mbahen nga të dy palët.
“Ky s’është provokim, as s’është diskriminim. Është masë reciproke, edhe Kosova edhe Serbia janë të dyja edhe gabim edhe drejt. Ose i mbajmë targat të dy shtetet, ose i heqim të dyja. Liria e lëvizjes është e drejtë dhe nuk do të shkelet nga Kosova. U takuam me ambasadorët e QUINT-it për vendimin e djeshëm për targat e makinave që hyjnë në Kosovë. I informova se asnë incident nuk ka ndodhur dhe se policia janë aty për të mbajtur rendin dhe qetësinë”, ka shkruar ai./Demokracia.com/
Today, w/ Min.@XSvecla, we met w/ Quint ambassadors & head of EUOK regarding yesterday’s dec. about provision of temporary license plates for cars entering RKS w/ Serbian plates. I informed them that no incidents have occurred & that police are there to maintain order & security. pic.twitter.com/dOOgnWEmwx
— Albin Kurti (@albinkurti) September 21, 2021