Lajme
Kurti bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës dhe i Adem Demaçit
Demokracia
13:42 | 24 Mars 2021

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar edhe nga anëtarë e kabinetit qeveritar, bëri sot homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe të varri i Adem Demaçit.

Kryeministri Kurti gjatë ditë së sotme ka bërë homazhe edhe në Prekaz dhe Gllogjan, për nder të 22 vjetorit të bombardimeve të NATO-s dhe 23 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, shkruan Demokracia.com.

Sipas njoftimit për medie të zyrës së Kryeministrit, Kurti pas bëri homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova tha se kujton rolin dhe kontributin e Rugovës gjatë viteve ’90.

“Kujtojmë rolin dhe kontributin e tij përgjatë gjithë viteve të 90-ta për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës që ishte tejet i vlefshëm për ndërhyrjen e madhe të aleancës më të fuqishme ushtarake në historinë e njerëzimit kundër Serbisë së Millosheviçit”, citohet të ketë thënë Kurti.

Më tej në njoftim thuhet kryeministri Kurti bëri homazhe edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi, duke thënë se 24 marsin sivjet si Qeveri e re e Kosovës e filluan te njëri Adem, te Adem Jashari, e po e përfundojnë te një Adem tjetër, që në një mënyrë është edhe i njëjti, Adem Demaçi.

“Simboli i rezistencës tonë, veprimtari më i shquar i çështjes kombëtare dhe i paepur, i cili e kishte një jetë të tërë vepër për interesin tonë të përgjithshëm dhe që pavarësisht burgosjeve të gjata që së bashku bëjnë 28 vjet, nuk u ndal, nuk u lodh, e nuk u thye asnjëherë. Kujtimi për të është i përjetshëm dhe padyshim që kontributi i bacës Adem do të mësohet e do të kultivohet ndër brezat e veprimtarëve përgjatë gjithë këtij shekulli të ri”, citohet të ketë thënë Kurti./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024