Lajme
Kurti bën dy gabime për pak sekonda dhe qesh me veten: Austria, Australia, një shkronjë dallim
Demokracia
12:34 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ngatërruar emrat e dy shteteve që janë rreth 14 mijë kilometra larg njëra-tjetrës – Austria dhe Australia.

“Kjo projekt-marrëveshje është në frymën e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e ripranimit mes Kosovës dhe Austrisë… e… Më falni, mes Kosovës dhe Australisë. Dallimi është i vogël, veç një shkronjë, a?”- tha Kurti përderisa po e lexonte përshkrimin e projekt-marrëveshjes në lap-top.

Në të vërtetë, dallimi mes emrave të Austrisë dhe Australisë është për dy shkronja e jo një, siç vlerësoi kryeministri Kurti.

Pasi ia jep fjalën zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, Kurtit i qeshet pak me gabimin e vet dhe e përcjell reagimin e ministrave në të dyja anët e sallës.

Shikojeni videon rreth minutës së 40-të:

Të ngjashme