Lajme
Kurti bëhet i gjallë për targat: S’ka marrëveshje, veç ka ndryshuar deklarata e Borrellit
Demokracia
11:44 | 24 Nëntor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat duke thënë se është marrëveshje e madhe.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka ndryshuar qëndrim.

“Të hënën më është ofruar një dokument si dakordim i përbashkët që ka pasur 95 fjalë dhe fjalët e Francës dhe Gjermanisë nuk kanë qenë askund dhe nuk i referohej propozimit franko-gjerman, përveç çështjet së targave të çështja e këtij propozimi, nuk duhet propozimi, por do të zgjidhet çështja e targave sipas atij propozimi pa thënë franko-gjerman. Ndërkaq, dokumenti i djeshëm ka pasur 194 fjalë, krejt i ndryshëm. Ata që thonë se ajo që nuk u pranua të hënën u pranua të mërkurën, nuk po e dinë për çka po flasin. Ishte tekst më i madh ky i mbrëmshmi dhe nuk është marrëveshje, por dakordim”, tha Kurti.

“Është deklarata e Borrellit ajo që u bë mbrëmë, u ndryshua deklarata e Borrellit, ne nuk kemi ndryshuar qëndrim, Borrelli ka ndryshuar deklaratë”, tha Kurti.

Të ngjashme