Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është bashkuar liderëve të tjerë shtetërorë që kanë dënuar masakrën ruse në Bucha të Ukrainës, duke thënë se autorët duhet sillen para drejtësisë dhe Rusia të mbajë përgjegjësi.
Kurti shkroi të hënën në Twitter se varret masive, njerëzit e vrarë brutalisht dhe shtëpitë e djegura, janë skena të njohura nga regjimet gjenocidale.
“Varret masive, njerëz të vrarë brutalisht me pjesë trupi të humbur, shtëpi të djegura dhe qytete të kthyera në rrënoja janë të gjitha skena të njohura nga regjimet gjenocidale”, shkroi Kurti.
Mass-graves, people brutally killed with body parts missing, burned houses & cities turned to rubble are all familiar scenes from genocidal regimes.
The perpetrators of the #BuchaMassacre must be brought to justice and Russia must be held accountable.#FreedomForUkraine pic.twitter.com/ycr9rXGCUg— Albin Kurti (@albinkurti) April 4, 2022
Në qytetin Bucha, në afërsi të Kievit, janë gjetur dhjetëra viktima civile pas tërheqjes së forcave ruse.
Kryebashkiaku Anatoly Fedoruk, ka thënë të shtunën për AFP-në se në këtë vend tashmë janë varrosur 280 njerëz në varre masive.