Lajme
Kurti arsyeton deklaratat e tij për ulje të çmimeve të rrymës sa nuk ishte kryeministër
Demokracia
11:15 | 20 Janar 2022

Share:

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i është përgjigjur deputetes së LDK-së Hykmete Bajramit, e cila e pyeti se a i ka ditur problemet në blloqet e KEK-ut  në vitin 2019 kur premtonit ulje të çmimit të rrymës.

Në përgjigjen e tij Kurti i tha Bajramit: “Unë nuk kam thënë se do të ulën çmimet ditën kur do të bëhem kryeministër”, tha Kurti.

Tutje ai i tha deputetes “çka s’keni bë ju mirë për 20 vjet e çka keni bë keq për 20 vjet, nuk mundem me i bë unë për 10 muaj. Për besë i kisha bë por nuk mundem”.

“Nga viti 2013 jemi angazhuar përveç se kemi pasur qëndrim kundër privatizimit të shpërndarjes dhe furnizimit. Por gjithashtu edhe për rivitalizimin e Kosovës A të termocentraleve të Kosovës A. Ka qenë një projekt shumë i mirë gjerman i cili është refuzuar edhe kur ju keni qenë në qeverisje dhe ja ku jemi sot këtu”, u shpreh ai ndër të tjera. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme