Lajme
Kurti ankohet para aktivistëve: Asnjë qeveri e Kosovës së lirë s’është përballur me vështirësi të tilla globale si ne
Demokracia
11:26 | 25 Shkurt 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një fjalim sot në Mbledhjen e 50-të e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ku ka folur për situatën në Kosovë.

Kurti ka thënë se këto dy vite të qeverisjes, sipas tij kanë qenë vite me punë pavarësisht krizave globale.

“Pas tri javësh bëhen dy vite që prej kemi filluar të qeverisin, pra po arrijmë gjysmën e mandatit tonë të dashur aktivistë. Janë dy vite plot me punë, pavarësisht vështirësisë që po kalon gjithë bota fillimisht si pasojë e pandemisë e pastaj të krizës ekonomike, tregtare e energjike që prodhoi pandemia por edhe lufta ruse ne Ukrainë”, tha Kurti.

Ai më tutje ka vazhduar me deklarimet e tij duke iu thënë aktivistëve se asnjë qeveri e pasluftës në Kosovë nuk është përballur me vështirësi të natyrës globale si qeveria e tij.

“Mund të thuhet se asnjë qeveri gjatë Kosovës së lirë nuk është përballur me vështirësi të tilla të natyrës globale. Natyrisht vështirësitë nuk e kanë zvogëluar përpjekjen dhe punën tonë, madje statistikasht mbledhjet e qeverisë dhe vendimet e marra janë 19 për qind më shumë sesa ato të dy viteve të para të qeverisjes paraprake”,  ka thënë Kurti.

Ndryshe, Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës për herë të dytë në mars të vitit 2021.

Të ngjashme