Lajme
Kurti: Adem Jashari është gjallë edhe sot veçanërisht te ju ushtarët e FSK-së
Demokracia
12:59 | 05 Mars 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 25 vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari ka thënë se përvjetori i parë i kësaj ngjarje ishte shënuar me moton “Ai është gjallë”, “përpara se të vinte prapë marsi dhe kjo ceremoni të bëhej e parvjetshme dhe të shënohej me emrin “Epopeja e UÇK-së”.

“Në këtë 25 vjetor të Epopesë të UÇK-së le të kujtojmë fillet e kësaj tradite përkujtimore të nisur me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1999, kur ushtarët e UÇK-së për herë të parë thanë “Ai është gjallë”, ka thënë Kurti.

“Ai është gjallë edhe sot, veçanërisht sot, veçanërisht te ju ushtarët e FSK-së”

Në këtë ceremoni përkujtimore, Kurti ka folur folur dhe për ushtarët, oficerët dhe nënoficerët e FSK-së.

“Sa here që e veshni uniformën tuaj mos harroni që po e mbani një uniformë të prejardhur nga uniforma e Adem Jasharit, kryekomandtit të UÇK-së”, ka theksuar Kurti.

“Ihste kjo luftë që jo vetëm na çliroi nga pushtuesi dhe okupatori dhe më pas na solli shtetin e Republikën, por dhe ajo që na krijoi hapësirën për të jetuar në liri dhe na hapi rrugën të krijojmë institucionet demokratike e të qëndrueshme. Kështu nga një popull i pushtuar nga shekulli i kaluar, në këtë shekull jemi bërë shoqëri moderne që respekton të drejtat e njeriut, dhe që çdo ditë është duke u bërë më përparimtar”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Të ngjashme