Sport
Kurgjo në fushë, përleshje e madhe ndodh në tunel ndërmjet futbollistëve të Atleticos dhe Cityt
Demokracia
23:36 | 13 Prill 2022

Share:

Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Manchester City dhe Liverpool janë dy skuadrat që kanë siguruar kalimin tutje në gjysmëfinale.

Ndeshja mes Atletico Madrid dhe Manchester Cityt përfundoi me rezultat 0 me 0, me skuadrën angleze që kalon tutje pas fitores 1 me 0 në Angli.

Ishte një ndeshje e tensionuar dhe sipas BT Sport, futbollisti i Atletico Madrid, Stefan Savic ka sulmuar në tunel futbollistin e Manchester Cityt, Jack Grealish. Edhe futbollistë të tjerë janë përfshirë, derisa ka ndërhyre edhe policia. /Demokracia.com/

Përleshje në sfidën Atletico – City, tregohet kartoni i kuq

Të ngjashme