Lajme
“Kur t’kqyrë mrrolshëm truproja i tij…” | Kurti frikësohet nga populli, nuk i beson as të rinjve dhe e mban fjalimin me truproje në këmbë
Demokracia
19:37 | 20 Dhjetor 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti përgjatë fjalimit të tij në panairin e rinisë është fishkëllyer dhe gjuajtur me disa letra. Megjithatë, ai e ka vazhduar fjalimin e tij, deri sa në prapavijë dëgjoheshin fishkëllimat.

Mbrojtja e afërt e Kurtit, ndërkohë shihet teksa ndërhyn dhe largon aktivisten e PSD-së nga salla, shkruan Demokracia.com.

Por, Albin Kurti gjatë kohës sa ishte opozitar kritikonte politikanët e tjerë për truprojat.

Pjesë nga fjalimi i Kurtit në 2013:

“Ata bëjnë pazare. Ne bëjmë demonstrata.
Ata kanë klientë. Ne jemi qytetarë.
Ata janë pronarë. Ne jemi prodhues.
Ata janë zaptues. Ne jemi çlirues.
Ata janë imitues. Ne jemi krijues.
Ata kanë lojëra fati. Ne jemi fati që nuk luan.
Ata duan principatë. Ne duam Republikë.
Ata duan ndarje. Ne duam bashkim.
Ata duan më shumë prona. Ne duam më shumë vende pune.
Ata duan privaten. Ne duam publiken.
Ata janë materialistë. Ne jemi idealistë.
Ata janë të korruptuar. Ne jemi të pakorruptueshëm.
Ata duan të sundojnë. Ne duam të qeverisim.
Ata shpenzojnë. Ne do të investojmë.
Ata janë përfaqësimi formal me vendimmarrje informale. Ne jemi pjesëmarrja përmbajtësore me vendimmarrje demokratike.
Ata kanë xhipa. Ne duam trotuare.
Ata kanë vëllezër e kushërinj. Ne kemi shoqe dhe shokë.
Ata kanë gurthyes. Ne kemi libra.
Ata duan heshtje. Ne jemi zëri.
Ata kanë parti që ngecin. Ne jemi lëvizja që ecën.
Ata duan të frikësojnë. Ne gjithmonë guxojmë.
Ata do të humbin. Ne do të fitojmë!”., kishte thënë Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme