Lajme
“Kur nuk je për gocën tënde, nuk je për askënd”, oborri i ministrisë së Gërvallës mbushet me porosi në tri gjuhë
Demokracia
13:56 | 08 Korrik 2022

Share:

Një aksion simbolik sot është zhvilluar në oborrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas raportimit të Demokracia.com se ministrja Donika Gërvalla Schwarz abuzoi me pozitën e saj, duke i lëshuar certifikatë të praktikës vajzës së saj të mitur, Nora Schwarz. 

“Kur nuk je për gocën tënde, nuk je për askënd”, është mesazhi në tri gjuhë gjermanisht, anglisht e shqip, që i është përcjell ministres Gërvalla.

Ende nuk dihet se kush e ka mbushur me këto porosi oborrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Demokracia.com sot ka raportuar se ministrja Gërvalla abuzoi me ministrinë, asistenten dhe vulën e MPJD-së, duke i lëshuar dokument zyrtar vajzës së saj kinse e ka kryer praktikën në kabinetin e nënës në institucionin që drejton në Kosovë. /Demokracia.com/

SKANDALOZE| Gërvalla e shndërron ministrinë në “çerdhe” familjare, vajza e mitur e saj kreu praktikë në MPJD me ligje gjermane

Të ngjashme