Lajme
Kur mund ta njohë Greqia Kosovën?
Demokracia
08:26 | 03 Qershor 2022

Share:

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka dhënë dje sinjale se Greqia mund ta njohë Kosovën. Por, kur mund të vie njohja nga ky shtet?

Në një intervistë për RTK’në, Konjufca ka deklaruar dje se njohja e Kosovës nga Greqia nuk është e largët.

“Pas takimit me Kryeparlamentarin e Greqisë Tasoulas, u binda që njohja nuk është shumë e largët e këtj shteti për Republikën e Kosovës”, tha Konjufca për RTK’në.

“Sa i përket relacioneve ndërshtetërore ne me Greqinë kemi relacione gjithçka përmos formalizimit të njohjeve. Pra nëse e sheh se si ata pranojnë edhe institucionet dhe ata përfaqësuesit shtetëror më të rëndësishëm të shtetit të Greqisë vijnë në Kosovë dhe ne i presim me pritje shtetërore, me të gjitha procedurat që i ka pritja shtetërore dhe këtë nuk e kanë problem si përfaqësues të institucioneve të Greqisë.

Të ngjashme