Lajme
Kur kërkohet Ministria e Financave e Kosovës në “Google”, del stema e Rusisë
Demokracia
13:26 | 20 Shtator 2022

Share:

Nëse nuk e dini përmendsh uebfaqen e Ministrisë së Financave të Kosovës dhe për ta gjetur atë, si zakonisht, e përdorni uebfaqen për kërkime, “Google”, nuk do t’ju pëlqejë fotografia kryesore që e shoqëron përshkrimin kryesor të kësaj ministrie.

Pas kërkimit të thjeshtë në faqen e famshme, “Google”, me përshkrimin “Ministria e Financave e Kosovës”, në pjesën e djathtë të ekranit shfaqet si fotografi kryesore stema e Ministrisë së Financave të Rusisë, krahas disa fotografive më të vogla të stemës së Republikës së Kosovës. Nën fotografi shkruhet “Ministry of Finance (Ministria e Financave e Kosovës)”.

Vegëza që e përmban stemën e ministrisë ruse të Financave të çon në linkun e enciklopedisë së lirë, “Wikipedia”, në gjuhën angleze, ku gjendet një përshkrim i shkurtër për Ministrinë e Financave të Kosovës.

Fatmirësisht, kur hapet faqja në “Wikipedia”, stema e ministrisë ruse nuk duket askund./Nacionale

 

Të ngjashme