Një qytetare me emrin Vera Himaduma po pretendon se Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, flet për çështje të brendshme të ministrisë para njerëzve.
Qytetarja duket se ka rastisur në një aeroplan me Gërvallën dhe se e ka dëgjuar duke treguar me zë të lartë për zhvillimet e brendshme në ministri.
Ajo i ka komentuar Gërvalles në një postim në Twitter, duke e porositur që herave të tjera të mos flasë me të gjithë për punët e brendshme të MPJD-së, shkruan Demokracia.com.
“Kur je në aeroplan, mos i trego krejtve ngjarje të brendshme të ministrisë”, ka shkruar ajo në një postim të Gërvallës.
Pos, tjerash qytetarja duket të jetë gëzuar, sepse ministrja nuk e ka ngatërruar flamurin e shtetit për të cilin ka shkruar.
Ajo e ka tallur me “përgëzimin”, sepse bëhej fjalë flamurin shqiptar. /Demokracia.com/
I extend my heartfelt thanks to @xhacka_olta and wish to express my deep appreciation for the invaluable support and partnership during the tenure as Foreign Minister of Albania. I wish you continued success in all your future endeavors.
Faleminderit nga zemra dhe suksese! 🇽🇰🇦🇱 pic.twitter.com/tdvjURIfOO
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 15, 2023