Lajme
Kur do të vijë në Kuvend projektligji për konfiskim të pasurisë? Përgjigjet Haxhiu
Demokracia
22:52 | 19 Qershor 2022

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se projektligji për konfiskim të pasurisë së pajustifikuar pritet të futet për lexim të dytë në Kuvend diku ka shtatori i këtij viti.

Haxhiu është pyetur edhe projektligjin për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme në një bashkëbisedim me qytetarë në rrjetin social Instagram.

Ajo ka thënë se ky projektligj tashmë është në Kuvend, duke shtuar se së bashku me Komisionin për Legjislacion do t’i adresojnë rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe më pas i njëjti do të votohet në lexim të dytë.

“Varet sa zgjatet puna e grupit punues. Besoj deri në shtator të këtij viti do të hyjë në fuqi”, ka shkruar tutje ajo.

 

Të ngjashme