Lajme
Kur Dibran Hoxhaj – Kobra e luante heroin duke ndërhyrë në punën e zjarrfikësve
Demokracia
20:16 | 03 Janar 2023

Share:

Personazhi kontrovers, Dibran Hoxhaj i njohur si Kobra, është arrestuar sot nën dyshimet për vrasjen e një 31-vjeçari nga Kukësi i Shqipërisë. Hoxhaj është njohur edhe më herët për zënkat, rrahjet dhe problemet që ka shkaktuar.

Përkundër kësaj, ai veten e quante njeri humanist që ka dëshirë t’u ndihmojë të tjerëve. Madje, Kobra kryente shpesh edhe ritet fetare, nëse jo rregullisht. Fotografitë pas faljes së namazit, i ndante në rrjete sociale. Një video që e kishte publikuar Kobra, shihet teksa gjatë një ndërhyrjeje të zjarrfikësve në një rast zjarri, ai arbitrarisht ngjitet në katin e dytë ku ishte zjarri, dhe merr pajisjet për ta shuar zjarrin.

Nga poshtë, zjarrfikësi dhe qytetarë kalimtarë, thërrasin emrin e tij që të tërhiqet nga rreziku. Ndërhyrja e tij joprofesionale ndaj punës së zjarrfikësve, që mund të jetë edhe shkelje ligjore, përveçse pengesë, nuk sjell asnjë rezultat konkret për fikjen e zjarrit. Megjithatë, kjo kishte mjaftuar që Kobra të ndihej hero për një moment. “Kur është në pyetje jeta e qytetarëve s’e kursej jetën time”, kishte shkruar Kobra, duke e lënë të paqartë se jetën e cilit qytetar e kishte shpëtuar.

Video KËTU.

Të ngjashme