Lajme
Kur aprovohet drafti i Asociacionit, problemi i Veriut kalon në një fazë tjetër, thotë Maliqi
Demokracia
16:48 | 03 Janar 2024

Share:

Në momentin që aprovohet draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe më pastaj nis pa vonesa shtesë zbatimi i Marrëveshjes së Brukseli/Ohrit, derivat i propozimit franko-gjerman, problemi i Veriut të Kosovës, beson analisti politik Shkëlzen Maliqi, do të kalojë në një fazë tjetër më premtues dhe më të sqaruar.

Megjithatë situata nuk është aq bardh e zi, meqë sipas filozofit dhe intelektuali kosovar, për bllokimin e rrugës drejtë progresit do të punojnë forcat obstruktive me qëllim prishjen e planit.

“Sigurisht se ka dhe do të ketë pakënaqësi te të dyja palët, dihet se janë të yëshëm dhe po veprojnë edhe forcat dyshuese dhe obstruktive, madje edhe ato militante dhe luftënxitëse, do të ketë edhe përpjekje për bllokada dhe prishjen e këtij plani”, potencon Maliqi në një intervistë për Albanian Post.

Diplomatët perëndimor, sipas Maliqit, do të llogarisin te nevoja urgjente e rindërtimit të sistemit të sigurisë dhe stabilitetit në Veri, i cili është thuajse inekzistente dhe shumë e brishtë.

“Me mbajtjen e zgjedhjeve dhe kthimin e serbëve në institucionet do të mund të rikrijohet nën mbikëqyren dhe garancitë e KFOR-it / NATO-s. Si shenja pozitive e fillimit të procesit është se serbët në Veri i kanë regjistruar në masë targat e Kosovës për automjete dhe me gjasa do të ybusin qëndrimet edhe për të gjitha obligimet e tjera që i kanë si qytetarë të Kosovës, ashtu sikur ka ndodhur më parë me serbët në enklavat në pjesën qendrore të Kosovës”.

Të ngjashme
Lajme • 01 Qershor 2024